Edhe një viktimë me Covid-19, ndërron jetë 74-vjeçarja nga Rahoveci
Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë me dije se ka ndërruar jetë pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit, e cila ka qenë e infektuar me Covid-19.
Siç është thënë në njoftimin e kësaj klinike, ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej tyre 53 janë me Covid-19. Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 1, 33 raste janë në gjendje stabile, 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid- 19 është duke vazhduar trajtimin në klinikë.
Sot pritet të lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga Covid- 19.