Edhe një viktimë në Kosovë nga Covidi
Edhe një paciente, e infektuar me koronavirus dhe e shtrirë që disa ditë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ka vdekur në Kosovë. Viktima është nga Komuna e Dragashit, e lindur në vitin 1957. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
12 persona, të infektuar koronavirus, janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së, nëntë prej të cilëve janë në gjendje stabile, dy po marrin oksigjenoterapi dhe një pacient vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.
Në këtë klinikë ka ndërruar jetë një paciente e dializës nga Komuna e Dragashit, që kishte marrë virusin në Spitalin e Prizrenit derisa po merrte trajtim.
Edhe pacienti që është në gjendje të rëndë ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.
Nga klinika sot do të lirohen pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për Covid-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.