Edhe një viktimë nga COVID-i në Shqipëri

31 mars 2020 | 11:31

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

Në një paraqitje për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekurve, e numri i personave të shëruar ka shkuar në 52. Deri tani janë testuar 1 671 raste të dyshuara.

Ajo ka bërë me dije se në mbrëmjen e kaluar dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID 19, me sëmundje bashkëshoqëruese. Me këta dy, shkon në 13 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prizren sot është konfirmuar rasti i parë me koronavirus.…