Edhe një viktimë tjetër në Shqipëri nga COVID-i

27 mars 2020 | 09:49

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv. Pacienti trajtohej prej dy ditësh në spitalin Infektiv në QSUT por, fatkeqësisht, pësoi vdekje të papritur (infrakt) dhe nuk arriti të jetojë.

66-vjeçari vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale.

Tashmë ka arritur në tetë numri i viktimave nga COVID 19 në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që ndërprerja e…