Edhe një yll e mendon largimin nga Reali
12 shkurt 2021
| 11:18
Pas disa yjeve si Isco, Sergio Ramos, Marcelo dhe Varane, është edhe Karim Benzema që është duke konsideruar largimin nga Real Madridi.
Francezi nuk është i kënaqur me nivelin e “Los Blancos”, që s’është kandidat kryesorë për ndonjë trofe. “Marca” raporton se Benzema nuk do ta mendojë rinovimin e kontratës në rast se klubi nuk bën paraqitje të duhura në muajt në vijim.
Kontrata momentale i skadon në vitin 2022, por Reali dëshiron ta mbajë në “Santiago Bernabeu” së paku deri në vitin 2023.