Edhe Nora Gjakova e argjendtë në Gjeorgji
24 mars 2023
| 16:33
Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit, që po mbahet në Gjeorgji. Gjakova në finale është mposhtur nga serbja Marica Perisiq për kategorinë deri në 57 kilogramë.
Medaljen e argjendtë e ka fituar edhe Distria Krasniqi, e cila poashtu në finale pësoi humbje nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova.