Edhe Nora Gjakova e artë në Lojërat Mesdhetare
27 qershor 2018
| 18:21
Kosova e ka fituar edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.
Pas Distria Krasniqit edhe Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në këto lojëra, ku Kosova po merr pjesë për herë të parë në histori të saj.
Nora Gjakova në finale e mposhti me Ippon italianen, Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.
/Epoka e re/