Edhe Nora Gjakova mbetët pa medalje në Kampionatin Botëror
09 maj 2023
| 16:29
Kampionia olimpike, Nora Gjakova e ka mbyllur kampionatin botëror të xhudos në Doha të Katarit pa medalje.
Gjakova është mposhtur edhe në garë për të bronztën. Ajo u mposht nga xhudistja koreane, Huh Mimi.
Pa medalje kanë mbetur edhe Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Erza Muminovic.
Kurse tani ekipit të Kosovës i mbetën në garë vetëm dy xhudiste. Laura Fazliu nesër përballet me Nadia Matchiko Guimendego, në kategroinë -63 kilogra. Dhe Loriana Kuka, e cila përballet me Darya Kantsavaya në kategorinë -78 kilogram.
Përballjet për dy xhudistet kosovare zhvillohen ditën e nesërme.
Kujtojmë që dy trajnerët në këtë kompeticion të vlefshëm për Kosovën janë: Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka “Toni”.