Edhe Nora kualifikohet në finale, përballë do ta këtë xhudisten serbe
24 mars 2023
| 12:56
Pas Distria Krasniqit, Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kampionia olimpike triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait, pasi kjo e fundit mori tri penalizime. Xhudistja pejane në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke me ëaza-ari në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar fantastike. Në finale, Gjakova do të ndeshet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisiq.