Edhe Oda e Infermierëve paralajmëron grevë

26 janar 2019 | 20:55

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shëndetësorë të Kosovës (OIK), ka paralajmëruar mbajtjen e grevës për realizimin e kërkesave të tyre rreth koeficientëve dhe rritjës së pagave.

“Në mungesë të një reflektimi nga Qeveria dhe Parlamenti, ne si Odë e Infermierëve të Kosovës (OIK) vlerësojmë se hartimi i ligjit pa përfaqësim nga ky komunitet ka sjellë këto pakënaqësi dhe ndasi kaq të mëdha, ndonëse ky komunitet përfaqëson mbi 70% të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, pa punën e të cilëve nuk mund të paramendohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore”, thuhet në komunikatën për medie të kësaj Ode.

“Në draftin e ri të Ligjit për pagat kërkojmë nga Ligjvënësit dhe Qeveria që të merret parasysh edhe përgatitja shkollore ashtu siç ka kërkuar OIK pasi që, si infermierët, psikologët e po ashtu edhe fizioterapeutët e kanë periudhën e njëjtë të shkollimit (Bachelor, 3 vjet studimi). Andaj edhe duhet të ketë trajtimi të barabartë dhe nuk duhet nënvlerësuar shkollimin. OIK konsideron se të gjitha palët e përfshira në hartimin e këtij ligji duhet të veprojnë mbi bazën e arsyes. Kjo arsye duhet t’i ketë parasysh edhe komunitetin Infermieror duke e trajtuar këtë komunitet si një nga sektorët vital të shoqërisë. Gjithashtu nuk duhet neglizhuar fakti që, kushtet gjithnjë e më të pafavorshme për këtë komuniteti në Kosovë, po nxitin shumë nga ta që ta braktisin Kosovën dhe të kërkojnë punë në vendet e Bashkimit Evropian”, është thënë tutje në komunikatë, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kryeparlamentarit, Kryeministrit, si  dhe Ministrit të Shëndetësisë, që para se të vendosin për miratimin e këtij ligji, t’i kenë parasysh kërkesat e dala nga OIK si dhe punën dhe angazhimin që ky komunitet ofron për popullatë. “OIK do të jetë në mbështetje të plotë për të gjitha kërkesat që dalin nga anëtarësia e saj”, është thënë tutje në komunikatë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë e tërë Mitrovica ka energji elektrike. Kjo, pasi është…