Edhe pak ditë të lëshohen në qarkullim rrugët ‘Ilaz Kodra’ dhe ‘18 Qershori’ në Skenderaj
09 korrik 2019
| 13:25
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije të martën se kanë mbetur dhe pak punë për riparimet e nevojshme përgjatë rrugëve “Ilaz Kodra” dhe “18 Qershori”, që qarkullimi i automjeteve të kthehet në normalitet dhe pa ndonjë vështirësi.
“Ndërkohë që nëpër fshatrat tona ka filluar me hov puna në realizimin e projekteve kapitale, kujdes po u kushtojmë edhe rrugëve brenda qytetit tonë”, ka thënë kryetari Jashari.
/Epoka e re/