Edhe Palestina është njëfarë shteti, ama i çekuilibruar

29 gusht 2022 | 20:59

Shkruan: Izmi Zeka

Prej luftës në Ukrainë politika ndërkombëtare ka ndryshuar rrënjësisht. Interesat po ashtu kanë ndryshuar katërçipërisht. Por ky ndryshim apriori nuk do të thotë që ne të jemi qendra nga ku sillet globi. Është moment edhe për studim por përveç kësaj koha nuk të fal asnjë minutë. Gabimet në raport me politikën amerikane në veçanti mund të kosto të lartë afatgjate.

Politika e meqme zakonisht, kur tani ka përpjekje serioze për të rrumbullakuar përfundimisht shtetësinë e Kosovës nuk duhet të jetë populiste por as fragmentare në qëndrimet s saja. Po e përdori një thinje të vjetër e aq popullore se tani koha është ari. Deshëm apo nuk deshëm ne, ndryshimet gjeostrategjike botërore, pozicionet dhe blloqet e reja po krijohen. Në këtë mes ku është Kosova?

Nga këndi im Kosova po valëvitet me logjikën e brendshme të bërrylave dhe fjalorit patetik që i ka ikur koha.

Kur paqja troket, lufta nuk është zgjidhje. Nëse shohim dhe kemi njohuri nga historia përveç luftës së fundit të UÇK-së që rikapituloj mendimin e qindra vjetarëve, të tjerat edhe pse ishin luftëra të drejta, çlirimtare rezultatet nuk ishin në anën tonë. Këtë shpjegim duhet ta kenë të qartë të gjithë pa dallim shqiptarët dhe të mendojnë thellë në këtë katrahurë botërore.
Unë edhe mund ta kuptoj mentalitetin, dhimbjen, djersën dhe gjakun tonë të derdhur me shekuj, por bota e në veçanti Evropa ka rezon ndryshe historik për shqiptarët në Ballkanin e trazuar.

Nga kjo pikëpamje dy shtetet tona për politikat e tanishme dhe për të ardhmen duhej të mos kishin alternativë. Po ritheksoj se koha po na ik prej duarve tona. Të nesërmen pak do të ketë rëndësi se kush ishin fajtorët për humbje të kredibilitetit dhe fuqisë politike të Kosovës jashtë territorit tonë.
Nëse dikush nga e në Kosovë mund ta di çfarë do të ndodh pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Ku do të bazohen interesat e fuqive të mëdha , cila do të jetë strategjia e pas lutës për Ballkanin, etj, etj.

Besoj keni dëgjuat për konferencën e Jaltës e 4 shkurtit 1945, ku morën pjesë kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt dhe lideri sovjetik Josef Stalin. Rendi i ri botëror aty u ridizajnua edhe pse lufta ende nuk kishte përfunduar por ishte në fundin e saj.
Ky rend i ri botëror që po duket në horizont po ndryshon interesat politike, gjeostrategjike, ekonomike e ndoshta edhe do të shikohet edhe rend i ri në Ballkan. Nga ky konstatim, diplomacia kosovare do të duhej të ishte në ofensivën diplomatike më të madhe që prej themelimit të shtetit. Sipas meje ky ridizajnim duhet të shihet i harmonizuar me ShBA-të, aleatin tonë të djeshëm dhe të sotëm.
Sa do që një shtet mund të jetë i fuqishëm historia ka treguar se aleancat e shteteve dhe supremacia e tërësisë ka fituar mbi forcën e një vendi.

Nga ky këndvështrim edhe sot përballja e Ukrainës me Rusin po të mos ishin SHBA-të dhe perëndimi, liria e Ukrainës do të ishte një mision i harruar. Në këtë sistem, forcat dhe funksionimi i shteteve, aleancave dhe qytetërimet arrijnë të zmbrapsin çfarëdo sulmi apo indikacion për të prish ekuilibrat e vendosura nga SHBA dhe perëndimi i civilizuar. Thënë më shkoqur vetë sistemi i krijuar apo edhe ridizajnuar nuk lejon prishjen e balancave botërore. Shkrova me thjeshtësinë më të madhe për qartësi pa pasur emocione as edhe dashuri platonike për të bërë të qartë se koha nuk pret dhe zyrat ovale tani janë në dizajnim të këtij rendi të ri.

Për mua është mjaftë shqetësuese deklarim i ambasadori Kristofer Hill në Beograd, një njeri që ka bërë aq shumë për Kosovën sa vështirë të gjendet ndonjë politikan që e njehë dhe e përjeton Kosovën si diçka që është edhe investim i tij. Mjaftë shqetësuese deklarimi i tij “Se pala serbe në bisedimet në Bruksel ishte e përgatitur”.

Nëse flasim me gjuhën e militantëve të pas luftës çlirimtare dhe shtetësisë së Kosovës atëherë edhe Ambasadorin Amerikan ne do ta shpallnim tradhtarë e çka jo. Por nëse e shohim nga analiza politike dhe qartësia që kemi për angazhimin amerikan e ne veçanti të Kristofer Hill në luftën në Kosovë dhe mbarimin e saj ne duhej të mendonim se ku kemi arritur dhe në çfarë shkallë të injorances kemi mbërritur.
Edhe Palestina është njëfarë shteti ama i çekuilibruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka…