Edhe pas 23 vjetësh, vuan nga plagët e luftës
Ish komandanti i Njesisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Bekim Shyti, sot është operuar. Operacioni ka zgjatur mbi 2 orë dhe mjekët ia kanë hequr disa pjesë të granatave që i mbante në trup që nga viti 1999.
Komandant, Bekim Shyti gjatë luftës në Kosovë ka vepruar në shumë zona të luftës, duke filluar nga Dukagjini, Drenica dhe zona e Shalës e ku është plagosur rëndë e lehtë afër dhjetë herë.
Operacioni i tij, sot ka zgjatur më shumë se dy orë megjithatë të gjitha pjesët e granatave nuk janë hequr nga trupi i tij. Pas shërimit të pjes’shëm, Shyti do t’i nënshtrohet edhe operimeve tjera.
Njoftimin për operimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti e ka bërë bashkëluftëtari i tij, Shefqet Loshaj i cili përmes llogarisë së vet në “Facebook” i ka uruar shërim të shpejt.
“Në vizitë te Komandanti Bekim Shyti. Edhe pas 23 vitesh po i vuan plagët e luftës për Çlirimin e vendit. I urojë sherim te shpejtë!”, ka shkruar Loshaj. /Epoka e re/ S.Z.