Edhe për 28 Nëntor vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës
28 nëntor 2023
| 08:37
Në festën e 28 nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalës.
Sipas njoftimit të ZPS-së, seanca ndaj Shalës pritet të nisë në ora 09:30 dhe të përfundojë në 16:00.
Kujtojmë se Shala akuzohet për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe për vrasje të paligjshme.
Sipas pretendimeve të ZPS-së, krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që dyshohet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.