“Edhe perënditë pushojnë të shtunën”, libri i ri i Neviana Shehit
Nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, ka dalë nga shtypi këtë javë libri me poezi “Edhe perënditë pushojnë të shtunën” i Neviana Shehit, i cili sot do të shpërndahet nëpër libraritë e Prishtinës.
Neviana Shehi lindi në Durrës. Në këtë qytet mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, kurse në Berlin të Gjermanisë atë sipëror. Deri më tani ka botuar këto vepra poetike: Vjeshtë fatesh (Klubi i poezisë, Tiranë), Përtej valëve (Klubi i poezisë, Tiranë), Burri i netëve të mia (Armagedoni, Prishtinë) dhe Deti i natës (Konica, Shkup). Poezitë e saj janë përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, greqisht etj. Krijimet poetike të saj janë paraqitur edhe në disa antologji. Shehi poezi dhe prozë vazhdimisht boton në faqet e gazetave, të revistave dhe të portaleve në gjuhën shqipe. Që më shumë se 20 vjet jeton në Itali.