Edhe pesë shtëpi të reja në Han të Elezit
Në Han të Elezit do të ndërtohen pesë shtëpi të reja për familjet në nevojë.
Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” humanisti Halil Kastrati, i cili ka thënë se kryetari i kësaj komune Refki Suma ka ndarë nga 1 mijë euro për secilën familje në nevojë.
Postimi i plotë i Halil Kastratit:
Përhajër ju kofte nisja e ndërtimit të shtëpive
Edhe 5 shtëpi të reja në Han të Elezit
Jeta është e llojllojshme, i vizituam 5 familje nevojtare në këtë komunë dhe kemi parë gjendjen e tyre, u prekem me rastet dhe historitë e tyre por megjithatë edhe buzëqeshëm së bashku kur ju treguam që kemi ardhur të ju nisim shtëpitë e reja
Sot nisi ndërtimi i 5 shtëpive për pese familje në Han të Elezit, bashkë me ne ishte edhe kryetari Rufki Suma i cili ndau për secilën familje shumën prej 1 mije euro nga buxheti komunal
Bamirës Zoti ju gëzoftë