Edhe pesë vjet tabelat ‘KS’
Në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil ka treguar edhe sa kohë do të vlejnë targat ‘KS’.
“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë për të pasur këto tabela”, ka thënë Hoxha në komision.
Ai ka treguar për afatin e targave ‘KS’, kur u pyet nga deputeti Rexhep Selimi se deri kur do të vazhdohet me to dhe me lejimin e qarkullimit me targa ilegale.
Pyetjes së Rexhep Selimit iu përgjigj edhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj që po raporton në këtë komision, raporton “Kallxo.com”.
“Ne i kemi gjetur disa marrëveshje por e rëndësishme është që jemi duke punuar me i bo tabelat ‘RKS”, ka thënë ministri Sefaj.
Ai ka folur edhe për targat ilegale. “Ne jemi të vetëdijshëm edhe policia e di qe ka targa ilegale. Kemi masa të buta dhe të forta, por mos kërkoni me marrë masa radikale tash se nuk mundemi”, është shprehur ministri Sefaj.