Edhe pingpongistët përfundojnë garat në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’
28 qershor 2022
| 23:36
Të dy pingpongistët, Fatih Karabaxhak dhe Kreshnik Mahmuti garuan gjatë tërë ditës pasi ishin të ndarë në grupe. Karabaxhak ndodhej në grupin 6, të cilin e përbënin edhe francezi, Bastien Rembert, Federico Giardi i San Marinos dhe Niagol Stojakov i Italisë.
Mahmuti ishte në grupin 7 me grekun Ioanis Sgoropoulos, Marko Jevtoviq nga Serbia dhe Aboubaker Bourass i Tunizisë.
As Mahmuti e as Karabaxhak nuk arritën të kualifikohen për në fazën tjetër, pasi pësuan humbje në të tri përballjet.
Veçohet vetëm sfida e Karabaxhak me garuesin e San Marinos, ndaj të cilit fitoi dy sete kundrejt katër të kundërshtarit.