Edhe Plluzhina kyçet në rrjetin e ujësjellësit
26 prill 2022
| 16:33
Kanë përfunduar punimet në kuadër të projektit për kyçje individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të shtëpive në lagjet e fshatit Plluzhinë.
Për të parë nga afër procesin, në terren kanë dalë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala.
Kryetari Nura është ndarë kënaqur me punimet dhe përfundimin e tyre, ku projekti në fjalë përfshinë kyçjet e shtëpive në fshatrat Likoc, Makërmal, Ticë, Plluzhinë dhe Rezallë.
Brenda pak ditësh pritet edhe testimi i furnizimit me ujë, për çka kryetari Nura ka bërë thirrje të që ai të shfrytëzohet sa më racional.
Ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Skenderajt dhe CDI-s zvicerane.