Edhe po të kishim më shumë teste, i kemi vetëm tre mikrobiologë

14 prill 2020 | 09:37

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me pandeminë COVID-19. Ahmeti në “Debat Plus” ka thënë se Kosova ka mundësi të blejë teste për virusin “Korona” por, sipas tij, problem është kapaciteti testues.

“Ne i kemi vetëm tre mikrobiologë në institucione publike që e bëjnë këtë test”, bëri me dije Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka thënë se nuk dëshiron t’i përmendë lagjet e Prishtinës që kanë numër më të madh të rasteve për shkak të stigmatizimit të tyre.

“Është me rëndësi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi më nuk dihet ku ka infeksion e ku jo”, tha ai.

Ahmeti e ka vlerësuar sjelljen e ministrit Vitia pasi thotë se ka pasur sjellje apartiake bashkë me IKShP-në dhe Komunën e Prishtinës.

Megjithatë, atij i kanë penguar disa deklarata të Xhelal Sveçlës pasi, sipas tij, ky i fundit tha që “Kosova e ka menaxhuar më së miri në botë  situatën me virusin ‘Korona’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave nga disa vende evropiane, rreth gjysma e…