Edhe po të ngjallen dëshmorët s’kanë të drejtë të bëjnë pazare me territorin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e Kosovës. Në një intervistë televizive, Kurti tha se edhe po të ngjallën dëshmorët nga varret, s’do të mund të negocionin për tokën e Kosovës.
“Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me territorin e shtetit tonë. Edhe po u ngjallën dëshmorët nga varret nuk kanë të drejtë të bëjnë pazare me territoret e shtetit tonë e lëre më këta shpërdoruesit e pasluftës të cilët u bën multimilionerë në kurriz të së tashmes dhe ardhmërisë së popullit tonë”, tha Kurti në “Syri tv”.
“Unë e mbroj shtetin e Kosovës që i ka kufijtë e definuar qartë, nga Hani i Elezit në Majën e Panshiqit në Lepisaviq, nga Karaçeva e Komunës së Dardanës e deri në Çakor dhe Zhlep dhe për mua kjo është Kosova”, shtoi Kurti.