Edhe Polaci i Skenderajit mundet 77 herë ma mirë
24 janar 2025
| 17:43
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka vizituar fabrikën e këpurdhave në Polac të Skenderajt.
Numri 77 i PDK-së ka thënë se edhe Polaci mundet 77 herë më mirë, derisa ka vlerëuar lart punën e fabrikës së këpurdhave “Florentina” në këtë fshat.
“Edhe Polaci i Skenderajit mundet 77 herë ma mirë. Kënaqësi ta vizitoj fabrikën e këpurdhave Florentina në Polac të Skenderajt, ku u prita nga pronari, Z. Xhemë Veliu. Kjo fabrikë është një shembull i shkëlqyer i investimeve dhe punës së palodhur që kontribuon në zhvillimin ekonomik të rajonit. Iniciativa të tilla janë të rëndësishme për rritjen e prodhimit vendor dhe hapjen e mundësive për vende të reja pune”, ka shkruar në Facebook Dervishaj.