Edhe politika është art, prandaj dua të kontribuoj për të
Aktori Halim Berisha, në një shkrim të publikuar në “Facebook”, ka njoftuar se do të jetë kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Klinës.
Berisha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Klinës.
Postimi i plotë i Halim Berishës:
Të dashur miq!
Pas shumë diskutimeve dhe kërkesave të vazhdueshme nga familjarët, shokët e miqtë e ndryshëm, ju përgjigja pozitivisht që të jem në listën për Kuvendin Komunal të Klinës.
Jam i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetes dhe konkurencën e madhe, ku secili që gjendet në listë ka meritat dhe kontributin e vetë dhe meriton të jetë pjesë e Kuvendit Komunal!
Një gjë të tillë besoj fuqishëm që edhe unë meritoj të jem aty, ku sado pak të japë kontributin tim për vendin dhe qytetarët e komunës time ,që aq shumë e dua!
Andaj, të dashur qytetar të Klinës, familjar shokë, miq e dashamirë, në këto zgjedhje presë mbështetjen dhe përkrahjen tuaj, që të jem përfaqësuesi i juaji në Kuvendin Komunal të Klinës!
Mua do të me gjeni në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ekipin e kryetarit të dëshmuar Sokol Bashota!
Na priftë e mbara!
I juaji,
MA. Sc. Halim Berisha!