Edhe Prizreni në karantinë pas 16 rasteve të reja me Covid-19
Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Komunën e Prizrenit kanë rezultuar pozitive edhe 16 raste të reja me Covid-19.
Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme.
Tani numri total i rasteve me Covid-19 në Prizren është 21.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, janë dakorduar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë.
Deri më tani janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
/Epoka e re/