Edhe Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve
15 janar 2023
| 21:44
Sonte, me rastin e 15 janarit – Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të komunës e qytetarë si dhe Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në sheshin Shatërvan në Prizren.
“Rikujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar vite më parë ‘rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë’. Lavdi e përjetshme gjithë heronjve, dëshmorëve dhe të rënëve për liri!”, ka shkruar Totaj në “Facebook”.