Edhe Prokuroria Speciale në grevë
Pas SBAShK-ut, sot në grevë ka hyrë edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Këshilli Grevist, ka njoftuar se që prej sot, kanë vendosur të hynë në grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00 – 10:00, e cila formë e grevës do të zgjatë deri të premten.
“Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.
Kërkesat e tyre janë këto:
– Kthimi i shtesës në mënyrë retroaktive nga 1 janari i këtij viti
– Garantimi i kësaj shtese si shtesë e përhershme duke rregulluar një herë e përgjithmonë këtë çështje, pa marrë parasysh ngritjen apo mos ngritjen e pagave të prokurorëve;
– Kërkesa për avancimin e zyrtarëve ligjor të cilët kanë dhënë provimin e Jurisprudencës dhe ata të cilët tani më i kanë dorëzuar kërkesat për avancim , si dhe, cilit do punëtor i cili plotëson kërkesat ligjore për avancim apo ngritje në detyrë në pajtim me dispozitat ligjore.