Edhe pse armëpushim, lufta vazhdon; ushtria armene pëson humbje tjetër
Forcat armene u detyruan të tërhiqen pasi pësuan humbje në personel dhe automjete ushtarake dhe, po ashtu, u përballën me një mungesë armësh, municionesh dhe furnizimesh ushqimore
Ushtria e Armenisë sot vazhdoi të pësonte humbje mes sulmeve të saj ndaj ushtarëve azerbajxhanas dhe zonave të vendosjes në pika të ndryshme të frontit pavarësisht armëpushimit, transmeton “Anadolu Agency”.
“Gjatë ditës së 1 nëntorit dhe natës së 2 nëntorit forcat e armatosura armene qëlluan mbi pozicionet e njësive të Ushtrisë azerbajxhanase dhe vendbanimet tona njerëzore në drejtime të ndryshme të frontit duke përdorur armë të ndryshme, duke përfshirë artileri dhe raketa”, tha ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë me shkrim.
Theksohet tha se përplasjet kanë qenë kryesisht në drejtim të Aghdam, Khojavend dhe Gubadli. “Gjatë ditës dhe natës, një numër i madh i forcave të armikut, 4 – BM-21” Grad” MLRS, 10 – lloje të ndryshme të obusëve, 3 kamionë të ngarkuar me municion dhe 5 automjete të tjera u shkatërruan në drejtime të ndryshme të frontit”, tha ministria.
Shtohet se forcat armene u detyruan të tërhiqen pasi pësuan humbje në personel dhe automjete ushtarake dhe, po ashtu, u përballën me një mungesë armësh, municionesh dhe furnizimesh ushqimore. Ministria theksoi se fronti është nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.