Edhe pse kohë pandemie, ka një interesim të jashtëzakonshëm për shkollat “Mehmet Akif” dhe “ISP”
Drejtori i shkollave “Mehmet Akif”, Nazmi Ulus, ka theksuar se si në të gjithë botën, edhe institucionet arsimore në Kosovë janë zënë të papërgatitura ndaj pandemisë Covid-19.
Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ulus ka thënë se shkollat “Mehmet Akif” dhe “ISP” kanë marrë vendime radikale për t’u adoptuar me situatën e re pas vendimit të qeverisë më 11 mars për ndërprerjen e procesit mësimor.
“Mund të them me krenari se asnjë nxënës, duke nisur nga moshat më të vogla (parashkollor) deri në klasën 12, i shkollave ‘Mehmet Akif’ dhe ‘ISP’ nuk ka humbur asgjë nga procesi mësimor. Jemi krenarë dhe të lumtur se si një nga institucionet më prestigjioze në vend nuk i braktisëm dhe nuk i zhgënjyem prindërit dhe nxënësit tanë”, ka deklaruar Ulus.
Faton DËRMAKU
“Epoka e re”: Z. Ulus, sa ka shkaktuar dëme në aspektin edukativo-arsimor situata e pandemisë Covid-19 në shkollat “Mehmet Akif”?
Ulus: Si në të gjithë botën, edhe institucionet arsimore në Kosovë janë zënë të papërgatitura ndaj pandemisë dhe karantinës. Mësimi online (në distancë) i cili është përdorur më parë në mënyrë të kufizuar dhe vetëm nëarsimin universitar, papritur u shndërrua në një shpëtimtar të momentit dhe shpresa e shkollimit për tëgjitha grup moshat nga më të vegjlit deri te më të mëdhenjtë.
Edhe ne si Këshill Drejtues i shkollave “Mehmet Akif”dhe “ISP” morëm vendime radikale për t’u adoptuar me situatën e re pas vendimit të qeverisë më 11 mars për ndërprerjen e procesit mësimor. Menjëherë thirrëm në takim urgjent konsultativ stafin drejtues të të gjitha shkollave dhe bëmë përgatitjet e duhura që më 16 mars të gjitha shkollat të ishin gati për nisjen e mësimit online. Në periudhën e shkurtër 3-4 ditore organizuam seminare, udhëzime dhe mbështetje profesionale për mënyrën e zhvillimit te mësimit online.
Pas rekomandimeve dhe mendimeve për zhvillimin e mësimit sipas modeleve të disa shkollave publike apo private me anë të videove apo linçeve ne vendosëm organizimin e mësimit interaktiv, që do të thotë lidhja me nxënësit në mënyrë direkte, mundësia e mësimdhënësit të ndërhyjë gjatë mësimit, të bëjë pyetje rreth zhvillimit të mësimit. Pikërisht kjo ka qenë risia dhe veçoria dalluese jona në ndryshim me institucionet e tjera. Pasi përfunduam kualifikimin apo trajnimin e mësimdhënësve, hartuam orarin e ri mësimor dhe nënjë kohë rekord dolëm para nxënësve të gatshëm pa humbur kohë dhe duke respektuar planprogramet mësimore të miratuara nga MAShT-i. Mund të them me krenari se asnjë nxënës, duke nisur nga moshat më të vogla (parashkollor) deri në klasën 12, i shkollave “Mehmet Akif” dhe “ISP”, nuk ka humbur nga procesi mësimor. Jemi krenarë dhe të lumtur se si një nga institucionet më prestigjioze në vend nuk i braktisëm dhe nuk i zhgënjyem prindërit dhe nxënësit tanë.
“Epoka e re”: A keni pasur vështirësi rreth organizimit të mësimit online dhe sa keni qenë të kënaqur nga ky projekt?
Ulus: Unë në këtë pikë do të falënderoja në mënyrë të veçantë stafin mësimdhënës. Me një përkushtim maksimal u dolën zot punëve dhe nxënësve. Natyrisht që kryerja dhe vazhdimësia e punëve kërkon njëangazhim të gjithanshëm. Sidoqoftë kolegët e mi janë treguar të mrekullueshëm dhe të suksesshëm. Nuk duhet harruar edhe falënderimi për prindërit tanë që u qëndruan pranë fëmijëve gjatë kohës (screen time) qëata zhvillonin mësimin online (para ekraneve tëkompjuterëve apo telefonave), sepse kjo është diçka e vështirë për fëmijët e sotëm. Edhe ata u bënë pjesë e këtij procesi dhe shumë prej tyre vijnë nga fusha e edukimit. Si përfundim mund të them se tabloja finale është e kënaqshme për të gjithë. Kjo shihet edhe nga numri i regjistrimeve të reja për vitin e ardhshëm. Ka një interesim të jashtëzakonshëm dhe në rritje sepse të gjithë e kanë kuptuar që “Mehmet Akif” dhe “ISP” nuk të lënë në baltë.
“Epoka e re”: Nxënësit tuaj sa kanë arritur të mësojnë nga sistemi i MAShTI-t përmes TV-së apo keni organizuar mësimin online nga mësuesit dhe arsimtarët tuaj?
Ulus: Ne kemi organizuar dhe ushtruar sistemin tonë gjatë kësaj periudhe. Një nxënës është në gjendje të gjejë, të shohë çfarëdo video në youtube, por në qoftëse nuk krijohet një situatë nxënie interaktive reale apoafër reales, nuk mund të bëhet fjalë për realizim të procesit mësimor. Ne kemi përdorur platformën Zoom,platformë që përdoret gjerësisht në botë dhe çdo mësimdhënës ka pasur llogarinë e vet.
“Epoka e re”: Tashmë jemi në prag të regjistrimit të nxënësve të rinj. A prisni të keni vështirësi në arritjen e numrit të nxënësve kur dihet që situata ekonomike si shkak i pandemisë ka prekur edhe xhepat e prindërve që i kanë ose pretendojnë t’i kenë fëmijët pjesë e institucioneve shkollore të “Mehmet Akif”?
Ulus: Po ashtu, siç e parashtruat edhe ju, ne jemi nësezonin e regjistrimeve. Siç e thashë më parë, jemi përballë një tabloje të kënaqshme ku rriten vazhdimisht interesimi dhe kërkesat. Duket qartë se do t’i kalojmëshifrat e vitit të kaluar. Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin e pandemisë në gjendjen ekonomike tëfamiljeve dhe individëve, prandaj edhe kemi ofruar plan pagesa dhe alternativa lehtësuese.
“Epoka e re”: A do të ketë ndonjë lehtësim rreth pagesave apo çmimeve gjatë vitit shkollor 2020/21?
Ulus: Ne jemi shkolla private, por që nuk hyjmë nëgrupin e shkollave shumë të shtrenjta. Siç e ceka më sipër, ne ofrojmë alternativa dhe lehtësira në pagesa, pa harruar bursat për nxënësit e suksesshëm.
“Epoka e re”: Sa jeni përgatitur për vitin e ri shkollor?
Ulus: Që nga ky çast objektivi ynë më i madh është hapja e shkollave dhe ribashkimi me nxënësit nështator. Për këtë kemi bërë përgatitjet që tani. Gjatë sezonit të verës do të vazhdojë trajnimi imësimdhënësve. Mendoj se kemi qenë të suksesshëm në mësimin online dhe për këtë them se jemi markë.Pavarësisht se jemi të kënaqur me ato çfarë kemi arritur motoja jonë mbetet “Shkolla është e bukur me nxënës”.