Edhe pse me një mushkëri dhe me kancer, fiton betejën kundër “Koronës”
Mos thoni që mrekullitë nuk ekzistojnë. E dëshmon edhe historia e 75 vjeçarit William Burns.
Gjyshi i cili jeton vetëm me një mushkëri arriti ta fitonte betejën me koronavirusin COVID-19 pas 4 javëve të vështira në spital e problemeve me frymëmarrjen.
Dje ai ka lënë spitalin Crosshouse në Aurshire, Skoci, mes duartrokitjeve të personelit mjekësor.
Më përpara 74 vjeçari ka mundur betejën e kancerit të prostatës dhe në 2007-n u detyrua të hiqte një mushkëri po për shkak ta kancerit. Kjo do të thoshte se frymëmarrja e tij ishte më e vështirë se e kujtdo personi tjetër që infektohet nga COVID-19.
Burns, që është babai i 5 fëmijëve dhe 14 nipërve dhe mbesave, u izolua në spital dhe për 14 ditë nuk pati asnjë kontakt fizik me asnjë prej njerëzve të tij të dashur.
“Është mrekulli që unë arrita t’ia dilja. Besoj në forcën e trurit. Në asnjë moment nuk kam menduar se nuk do t’ia dilja. Kam qenë sëmurë dhe më përpara, por ky ishte më i keqi”.
Doktorët nuk kishin dhënë shpresë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore, por gjithçka shkoi mirë. “Më kishte munguar ajri i pastër dhe është fantastike të kthehesh në shtëpi dhe të flesh në krevatin tënd” tregon Burns. /Ora News.tv/