Edhe pse pritet të bjerë shi, temperatura nuk do të ulet nën 35 gradë celsius

28 korrik 2022 | 08:31

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Parashihet që të ketë edhe reshje të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celsius, njofton “Epoka e re”.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku gjatë këtyre dy ditëve parashihen edhe reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së…