Edhe pse s’doli nga shtëpia, u infektua me virusin “Korona”
14 prill 2020
| 08:29
Një rast i rrallë raportohet të ketë ndodhur në Karolinën e Veriut në ShBA. Një grua është infektuar me virusin “Korona” edhe pse tri javë kishte qëndruar në shtëpi e izoluar, që pas nxjerrjes së rregullave të izolimit nga autoritetet vendëse.
Gruaja nga Charlotte, e quajtur Rachel Brummert, deklaron se mendon se e ka marrë virusin nga qesja e ushqimeve që kishte porositur nga marketi.
“Jam absolutisht e tmerruar. Nuk kam qenë ndonjëherë më sëmurë se tani dhe kam shumë frikë. Nuk e di si jam infektuar sepse unë kur e kam marr pazarin e porositur nga marketi kam qenë me doreza”, ka thënë Rachel.
Tashmë Rachel ka shfaqur të gjitha simptomat dhe është izoluar edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes që të mos e përhapë virusin.