Edhe pse zgjedhjet ishin lokale, rezultatet janë votëbesim për qeverinë Kurti
Nga Dastid Pallaska
Tanimë është e qartë se fitorja e partisë në pushtet me 14 shkurt ishte – para se gjithash – teknike.
Fitore për shkak të mungesës së ekipeve kundërshtare në fushë.
Ishte kulmi i një fluske të fryrë me gënjeshtra dhe zemërim që kishte bashkuar njerëz që nuk kishin asgjë të përbashkët.
Si e tillë, ishte e gjykuar të dështonte shpejtë dhe fortë. Kjo u konfirmua sonte.
Për më pak se një vit, qytetarët kuptuan se fjalimet opozitare me rimë të Albin Kurtit jo vetëm që nuk ofrojnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme por as nuk përputhen me veprimet e tij qeveritare.
Edhe pse zgjedhjet ishin lokale, sa i përket partisë në pushtet, rezultatet ishin një votëbesim për qeverinë.
Kjo për shkak se kandidatët e partisë në pushtet garuan në komunat e tyre vetëm me një argument, bekimin e tyre nga Albin Kurti që – sipas tyre – ju garantonte favorizim nga qeveria.