Edhe Qemajl Mustafa zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PDK-së në Gjilan
Ish kryetari i Komunës se Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka zyrtarizuar sot kandidaturën për kryetar të Degës se PDK-së në Gjilan.
“Unë qysh kur e kam nda mendjen me i hy kësaj gare jam ndier fitues dhe tani kur po e shkruaj këtë tekst veç po ndjehem plotësisht kryetar i degës në Gjilan. Po ndjehem i pari për nga përgjegjësitë në mesin e të gjithë të tjerëve mijëra e mijëra të barabartëve. Gëzuar dhe punë e mbarë më tej” ka thënë Qemajl Mustafa, transmeton “Rajonipress”.
Deklarata e plotë e Qemajl Mustafës:
Qytetarë të komunës së Gjilanit, Anëtarë e simpatizantë të degës së PDK në Gjilan, Delegatë të kuvendit zgjedhor të degës, E kam kënaqësinë t’ju informoj që pas procesit zgjedhor për nëndegët i cili përfundoi me sukses dhe në të cilin morën pjesë mijëra anëtarë të PDK, sot kam bërë kërkesë për zyrtarizim të kandidaturës time nga komisioni qendror zgjedhor për kryetar të degës së PDK në Gjilan. Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata qindra aktivistë dhe mijëra pjesëmarrës të këtyre kuvendeve të cilët e shprehën vullnetin e tyre për të kandiduar, për të votuar dhe për të garuar fer dhe në kushte të hapura e demokratike për kryesitë e nëndegëve, kryetarët e tyre dhe për delegatët e kuvendit të degēs. Gara në disa nëndegë ishe aq konkurruese, fer, atraktive dhe interesante sa vërtetë e reflektonte realisht ngritjen e dukshme te vetëdijes politike e qytetare në komunën tonë. I përgëzoj të gjithë për sjellje kaq korrekte e të dinjitetshme në këtë garë. Na e keni hijeshue jetën për disa javë me radhë. Faleminderit sinqerisht!. Të tjerat, janë plotësisht të njohura për publikun e komunës tonë dhe sidomos për anëtarësinë dhe delegatët e kuvendit zgjedhor i cili do ti zhvillojë punimet me datë 21 Prill 2019, nga ora 10.00 në sallën e teatrit të Gjilanit. Një rrugë, plotësisht e gabuar, na ka sjellur deri te ky udhëkryq tashmë i domosdoshëm. Ekzistojnë vetëm dy rrugë përtej këtij udhëkryqi: 1. Rruga e unifikimit, e rritës dhe e forcimit të degës deri nē fitoret e sigurta serike të radhës dhe 2. Rruga e tatëpjetës të cilën dega tashmë e ka bërë deri këtu për pesë vite md radhë. Jam i sigurtē që lidershipi i PDK në qendër me kryetarin Kadri Veselin i cili e lansoi dhe po e promovon projektin e Dekadës së Re, është këmbëngulës për rrugën e parë që në fakt është rrugë e vetme e prosperitetit dhe e fitoreve. Për këtë rrugë patjetër janë edhe shumica absolute prej rreth 300 delegatëve që do të votojnë me 21 Prill. Rruga tjetër nuk ekziston për ata që e duan këtë komunë e këtë degë të PDK. Ata që kanë mendue ndryshe do të mbesin të zhgënjyer vetëm për pak orë. Pastaj do të rrugëtojnë bashkë me ne jah fitoret tona të pashmangshme. Unë qysh kur e kam nda mendjen me i hy kësaj gare jam ndier fitues dhe tani kur po e shkruaj këtë tekst veç po ndjehem plotësisht kryetar i degës në Gjilan. Po ndjehem i pari për nga përgjegjësitë në mesin e të gjithë të tjerëve mijëra e mijëra të barabartëve. Gëzuar dhe punë e mbarë.