Edhe Real Madridi nis shkurtimin e pagave të lojtarëve

31 mars 2020 | 10:56

Edhe Real Madridi do t’u bashkohet klubeve të tjera evropiane për t’i zvogëluar pagat e lojtarëve. Koronavirusi ka ndikuar në ekonominë e klubeve evropiane dhe tashmë kanë filluar t’i përgjysmojnë pagat e lojtarëve. “El Pais” raporton se Florentino Perezi ka mbajtur një takim me kapitenin Sergio Ramos për të diskutuar rreth vendimit për t’i ulur pagat.

Real Madridi thuhet se shpërndanë paga për 800 persona, duke llogaritur këtu edhe klubin e basketbollit.

Barcelona, Atletico Madridi dhe Espanyoli tashmë kanë marrë vendim për t’i ulur pagat e lojtarëve, në mënyrë që të mos futen në krizë financiare.

Katalunasit kanë shkurtuar pagat e lojtarëve në 70 për qind, kurse madrilenët do të shkojnë në vetëm 50 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Rafi Mohammed, themelues i Kulturës së Fitimit, një konsulencë…