Edhe Rita Ora preket nga gripi
24 nëntor 2019
| 12:56
Këngëtarja e njohur kosovare Rita Ora është bërë pjesë e filmit “Twist” ku ka njërin nga rolet kryesore. Ora ka thënë se është e sëmurë dhe se ka marrë ndihmë mjekësore, për këtë ajo ka ndërprerë një pjesë xhirimeve të filmit.
“Jo grip, nuk do të më marrësh! Ndërprerjet e xhirimit të filmit në kohën e drekës/pushimi i katërt. Unë jam në rregull, vetëm dua që të siguroheni që unë do ta përfundoj këtë gjë para ditëlindjes time të martën! Dhe t’jua sjell këtë film të mahnitshëm! #Twist”, ka shkruar Ora në “InstaStory”.