Edhe rojet e Kurtit shijojnë pishinën në Greqi, shefi i tyre mund të jetë në resort tjetër
13 korrik 2022
| 15:41
Që nëntë ditë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Greqi.
Albin Kurti atje është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë.
Mirëpo, mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, si duket ka zgjedhur një vend tjetër për t’i shijuar të mirat që ofron bregdeti i Greqisë.
Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, mbrojtja e afërt e Kurtit, po qëndron në qytetin Sourpi, i cili është kilometra larg hotelit ku qëndron Kurti.
Në këto foto, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e këtij hoteli. /Demokracia/