Edhe Rrudhani: Besojmë në fitore kundër Rumanisë

03 shtator 2024 | 14:33

Pas stërvitjes, sot ka folur edhe futbollisti Donat Rrudhani. Edhe ky i fundit sikurse Albion Rrahmani ka konfirmuar se atmosfera është e mirë në kampion e Kosovës dhe se synim është fitorja në ndeshjen ndaj Rumanisë.

“Atmosfera me Kosovën gjithmonë është e mirë. Është kënaqësi dhe krenari e madhe me u grumbulluar me Kosovën. Dje nuk isha në stërvitje, pasi kam luajtur të dielën. Sot ka qenë stërvitje e mirë dhe intensive dhe kemi punuar shumë të gjithë lojtarët. Besojmë fitore dhe të gjithë jemi të bindur se mund të mposhtim Rumaninë. E dimë se çka ka ndodhur në ndeshjen e fundit dhe kjo është edhe një motiv i madh për fitore”, ka thënë Rrudhani.

Futbollisti Rrudhani pret përkrahje edhe në ndeshjen e radhës nga “dardanët” dhe tifozët. “‘Dardanët’ dhe tifozët janë përkrah neve si në humbje ashtu edhe në fitore dhe kjo për ne është krenari e madhe”, ka deklaruar Rrudhani.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kamenicë ka…