Edhe sekretari i Shëndetësisë së Britanisë preket nga koronavirusi
27 mars 2020
| 14:45
Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Matt Hancock, ka dalë pozitiv në koronavirus.
Ai është vetizoluar në shtëpi, ndërsa është bërë me dije se simptomat i ka të lehta, njofton Klan Kosova.
Sot edhe kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar pozitiv në koronavirus. Ai e dha vetë lajmin duke thënë se është vetizoluar dhe se konferencat e qeverisë do t’i mbajë online.