Edhe Serbia, ashtu si Rusia, feston 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit
09 maj 2022
| 10:04
Serbia, ashtu si Rusia, shënon 9 majin si Ditë të Fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka njoftuar se avionët e ushtrisë serbe do të fluturojnë sot nga ora 11:30 deri në orën 13:00, shkruan Tanjug.
“Avionët ushtarakë do të fluturojnë mbi Novi Sad, Zrenjanin, Pancevë, Beograd, Uzhicë, Pozegë, Çaçak, Kragujevc, Jagodinë, Çuprijë, Paraqin, Krushevc, Trstenik, Kralevë, Nish, Prokuplje, pëfshirë edhe në Leskovc”, thuhet në njoftimin e tyre.