Edhe shërbyesit civilë të Kosovës futen në grevë
Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën kanë filluar grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.
Zymberi ka thënë se nëse Qeveria ë Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.
Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro.
Sistemi i arsimit në Kosovë tashmë ka hyrë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30 për qind.
Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë.
Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.