Edhe shkrimtarja Ismete Selmanaj Leba përkrah lulëkuqen
10 janar 2023
| 12:38
Ismete Selmanaj Leba, me origjinë shqiptare nga Durrësi, që ka emigruar para tri dekadash në Itali, është shkrimtare që ka fituar disa çmime prestigjioze dhe veprat e së cilës janë bërë pjesë e kurrikulës universitare italiane, të botuara nga shtëpia e famshme botuese “Bonfirraro Editore”.
Në rrjetin social “Facebook” Ismete Selmanaj Leba ka dalë në përkrahje të kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka falënderuar Ismete Selmanaj Lebaj për këtë përkrahje shumë të rëndësishme.