Edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me Koronavirus

30 prill 2020 | 11:53

Gjatë 24 orëve në Shqipëri janë identifikuar 7 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 15. “Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 8 253 raste të dyshuara dhe prej tyre 773 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntorin e kaluar u shkarkuar nga drejtuesit e Tottenham për…