Edhe Simonovski largohet nga Drita
Sulmuesi Marko Simonovski është futbollisti i radhës që largohet nga skuadra nënkampione e Kosovës, Drita. Më herët janë larguar edhe Hamdi Namani, Ilir Blakçori dhe kapiteni Ardian Limani.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar se Simonovski është larguar pasi i ka përfunduar kontrata, derisa e kanë falënderuar për kontributin e dhënë në klub.
“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve. Simonovski erdhi te ne në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeçare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asistime. Klubi jonë e falënderon Markon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Vetëm Rron Broja deri tash e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Dritës nga Gjilani.
/Epoka e re/