Edhe Skenderaj ndalon përdorimin e doracakëve të edukimit seksual

14 nëntor 2024 | 22:59

Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, dhe drejtorive tjera në disa komuna të Kosovës, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Komuna e Skenderajit.

‘’Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij’’, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj doracakut për…