Edhe sot ditë e rëndë për Italinë, 427 viktima nga Covid 19
20 mars 2020
| 08:20
Sot Italia ka paraqitur statistikat e reja sa i përket të vdekurve, të infektuarve dhe të shëruarve me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5 322 të infektuar të rinj me koronavirus, e numri i përgjithshëm ka arritur në 41 035 njerëz të infektuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve sot arrin 3 045 gjegjësisht, 427 më shumë se dje. Në Itali nga Covid 19 janë shëruar 4 440 persona.
osha mesatare e të vdekurve nga virusi në Itali është 79.5 vjeç.