Edhe sot Kuvendi pret bashkatdhetarë

19 korrik 2022 | 08:28

Kuvendi i Kosovës edhe sot do t’i mbajë të hapura dyert për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.

Dyert e Kuvendit kanë qenë të hapura edhe dje ku bashkatdhetarë të shumtë kanë vizituar Kuvendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj,…