![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/4FDBC676-121D-4B51-AE3D-DF3E81C2F01D.jpeg)
Edhe sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë
13 gusht 2018
| 08:32
Sot mbi vendin tonë do te jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.