Edhe sot nxehtë, nga nesër shi, breshër, rrufe dhe bubullima
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika do të mbesin të qëndrueshme edhe sot, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë.
IHK njofton se nga dita e mërkurë paraqiten kushte të tjera meteorologjike dhe kjo situatë vjen si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë.
I gjithë ky proces rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.