Edhe sot testin për Covid mund ta bëni në sheshin “Zahir Pajaziti”

30 dhjetor 2020 | 08:25

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se numri total i rasteve pozitive është 50 910 raste nga 181 148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 325 raste të vdekjes.

IKShPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40 423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 162.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Ekipe të IKShPK-së edhe sot, për të dytën ditë radhazi, bëjnë testimin e qytetarëve për Covid-19 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

“IKShPK njofton se testimi bëhet prej orës 09.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditët e fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e Covid-19. Ekipet e IKShPK-së po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit. Task Team i IKShPK-së ka organizuar testime plotësuese në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar FSK-në që të…