Edhe sot vapë, ndoshta bie pak shi

24 korrik 2022 | 08:17

Sot do të mbajë mot me diell dhe vapë. Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Meta sot lë detyrën e presidentit të Republikës së…